VV: Çka duhet të bëjmë tjetër? Propozo, refuzim, propozo, refuzim
BILLI

Lexo edhePublikohet video e përfolur: Dyshohet se modelja shqiptare u…

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook është shprehur i habitur nga qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sot, VV ka dërguar një ofertë të re në drejtim të LDK-së ku propozohet rritja e numrit të ministrive për 2, ku një do t’i shkonte LDK-së dhe një tjetër minoriteteve.
Kjo ofertë është konsideruar si jo-serioze nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i cili është shprehur se Vetëvendosja po tenton ta nënshtrojë LDK-në.
E në lidhje me këto qëndrime, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka nëpërmjet një postimi në Facebook ka pyetur se çfarë duhet të bëjë më tepër Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhePublikohet video e përfolur: Dyshohet se modelja shqiptare u…
“Çka duhet tjetër me bë Lëvizja? Propozo, refuzim, propozo refuzim.”, ka shkruar ai./Front Online/