VV: 10 deputetët e komuniteteve jo shumicë e përkrahin qeverinë “Kurti”

Lëvizja Vetëvendosje dje ka takuar përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja e zgjedhur, Arbërije Nagavci, e cila ka marrë pjesë në këtë takim ka shkruar se të gjithë deputetët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
I takuam të gjithë bashkë dhe me sa di unë vetëm LV! dhe Ambasada Amerikane kanë arritur t’I takojnë të 10 deputetët njëkohësisht.
Dje bashkë me Kryetarin Albin Kurti, takuam përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. I takuam të gjithë bashkë dhe me sa di unë vetëm LV! dhe Ambasada Amerikane kanë arritur t’I takojnë të 10 deputetët njëkohësisht.

Lexo edheShkruan Kajtaz Gecaj – Për Ximin i jap 1000 Veliqa e dy herë më shumë Ramiza
Ishte kënaqësi që të diskutojmë se si qeveria në ardhje do të ketë në fokus sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik e mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasyshë përkatësinë etnike, statusin shoqëror e dallimet tjera.
Në qeverinë Kurti prioritet do të jetë përmbushja e pritjeve të qytetarëve për ndryshim, e kjo u pa dhe në këtë takim.
Të gjithë deputetëtët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit. /Reporteri.net/.














