BallinaLajmeShkruan Kajtaz Gecaj - Për Ximin i jap 1000 Veliqa e dy...

Shkruan Kajtaz Gecaj – Për Ximin i jap 1000 Veliqa e dy herë më shumë Ramiza

Shkruan: Kajtaz Gecaj

Bërja publike e dhënies së 85000 mijë euro subvencione për klube sportive, portale e mediume të tjera, si dhe për OJQ të ndryshme, kanë ngrë në këmbë gjithë komunën e Skenderajt, madje ka nxitur regime edhe të atyre që në forma të ndryshme kanë përfituar, pa dhënë llogari për asnjë cent të hargjuar.

Posaçërisht shkrimi i botuar në “Zëri”, nëpërmes të cilit në hollësi dhe me shifra kam potencuar të gjithë përfituesit, duke kërkuar njëkohësisht sqarime për disa nga portalet dhe OJQ, madje edhe për persona që nuk dihet fare se kush janë, u ka rënë në kokë “pronarit” të Komunës së Skenderajt, Ramiz Shala dhe mr.sr. Arben Veliqi, i cili vetës i thotë drejtor ekzekutiv i Qendres Rinore, drejtor e kryetar i Ansablit Drenica, e çka është më interesant, ai vetën e quan edhe drejtor ekzekutiv të një pastiçërie (ëmbëltoreje) në përurimin e të cilës ka marrë pjesë edhe vetë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, sikur ajo të ishte një fabrikë.

Për të kërkuar sqarime lidhur me ato portale e OJQ, posaçërisht për “SkenderajLive” kam shkuar te drejtori i Financave, Kastriot Gashi, të cilit i kam kërkuar të dhëna për pronarët, apo menaxhuesit e tyre, e në pyetjen time se kush është “SkenderajLive” dhe për çfarë aktivitetësh i janë paguar 14000 euro, ai ka qenë i prerë: “Është Qendra Rinore, ndërsa mjetët janë paguar për aktivitete rinore”.

Ai ka kërkuar që pyetjet t’ia bëjë me shkrim, gjë që unë edhe e kam bërë. Pas gati dy orë, unë e kam ftuar atë dhe e kam pyetur nëse përgjigjet janë gati, ndërsa ai ma ktheu: “Pyetjet ia kam përcjell Ramiz Shalës, ai të përgjigjet”. E për t’i kontribuar shkrimit dhe për ta kompletuar dhe në përpjekje për të ditur më shumë për portalet dhe OJQ-të që kanë përfituar shumë para nga buxheti i komunës, unë kam biseduar me Murat Musliun, drejtor i Radio Drenicës, edhe për faktin se Radio Drenica nuk ka përfituar asgjë, e madje edhe në mungesë të mjeteve është mbyllur, si dhe me Milazim Mustafaj, drejtor ekzekutiv i IQ Skenderaj, e cila gjithashtu nuk ka përfituar asnjë cent nga subvencionet.

Me Milazim Mustafajn e kemi diskutuar këtë punë dy netë rresht dhe në mesin e shumë fjalëve që ai m’i ka thënë mua, unë i kam veçuar për gazetë vetëm këto: “Nuk është e saktë kjo, nuk mund të jetë, sepse Qendra Rinore ka tjetër numër fiskal e tjetër ka ‘Skenderaj Live’. As menaxheri nuk mund të jetë ai që udhëheq me Qendrën Rinore (Arben Veliu)”. Nëse kjo uebfaqe “Skenderaj Live” ose OJQ, sido që të jetë, udhëhiqet nga dikush që punon në Komunë, atëherë është bërë shkelje, sepse bëhet fjalë për konflikt të pastër interesi”.

Në ditën kur është publikuar shkrimi Ximin e kishin thirrë 15 herë, këtë vetë ma ka thënë në prani edhe të Isa Fejzullahut, asamblist në Kuvendin e Skenderaj dhe si rezultat i trajtimit që ia kishin bërë Ramizi e Arbeni, Milazim Mustafaj detyrohet t’i “hajë” fjalët e veta dhe bën një demant tepër qesharak: “Unë nuk jam prononcu për gazetë”, ndërsa kur unë e kam pyetur dhe ia kam përkujtuar krejt çfarë ka folur me mua (madje ai ka përmendur edhe emra, por që unë nuk kam dashur t’i them), ai më është përgjigjur:  “krejt është qashtu qysh kam thanë, po unë nuk jam prononcu për gazetë”. Këtë demant të tij, të bërë me zor, nën trysni të Ramiz Shalës e Veliqi Arben, e ka shfrytëzuar i “gjithdijshmi” në komunën e Skenderajt, mr.sc. dr. Arben Veliqi, i cili në tandem me Ramiz Shalën përbëjnë një dyshe që kanë shpenzuar sa kanë dashur para nga buxheti i komunës, pa dhënë llogari asnjëherë. Për këtë arsye unë ia kam bërë një pyetje Komunës së Skenderajt, se “a ka kryer komuna e Skenderajt ndonjëherë kontroll financiar në Qendren Rinore Publike, si dhe kontroll për mënyrën se si janë shpenzuar 22500 euro që i janë ndarë Ansamblit Drenica”. Përgjigjen e pres deri të hënën.

Me Demantin Publik të Milazim Mustafaj, ky mr.sc (s’e kam dijt deri me tani që ka kaq shumë shkollë) i ka shkruar gazetës “Zëri”, respektivisht një gazetareje në “Zëri” një si demant, as vet ai nuk e dinte, duke u përpjekur ta mashtrojë që ta botojë pa u konsultuar me askë. Por, meqë unë në të përditshëm “Zëri” tani me 25 dhjetor i bëj 20 vjet punë, pa i llogaritur vitet në “Zërin” javor dhe gëzojë respektin e gjithë stafit, kolegëve dhe punëtorëve të tjerë, si të gjitha medieve në Kosovë, ajo më informon mua. “Të ka ardhë një reagim”, më thotë ajo përmes telefonit.  Dhe çka me pa, ai nuk kishte ditur as të bëjë reagim, herë thoshte sqarim, herë reagim, por mes tjerash shkrimin e kishte vlerësuar “si të një filloristi të PISA”, ndërsa gazetën “Zëri” e kishte qortuar me këto fjalë: “Qysh bre ju jeni gazetë serioze e po e mbani një gazetar në Skenderaj si Kajtaz Gecaj, e keni pa që edhe shoku i vet e kam demantu. Ju mundeni me e mbajt po iu bjen imazhi edhe me shumë, është punë për juve, bani çka doni”. Kyfar Veliqi, i cili është specialist për me hedh gurin e me fsheh dorën, kur ka parë se në “Zëri” nuk mund të më bëjë gjë, është përpjekur të më ngatërrojë me Milazim Mustafajn. Ai e dërgon një copë letër në “Veriu.Info” me kërkesën që ta botoj një zbulim të tij, se kinse gazetari Gecaj ka gënjyer kur ka shkruar për ndarjen e subvencioneve, duke përdorur edhe mëtutje demantin e Milazim Mustafaj. “Veriu.Info” nuk ka pritur hiq, sepse paguhet nga Komuna e Skenderajt (ky portal sivjet i ka marrë 1200 euro) dhe çkado që i servohet duhet patjetër me botu. E këta të portalit “Veriu.Info” dalin me një titull bombastik, “Zbulohet duke gënjyer gazetari Kajtaz Gecaj, ja si demantohet nga IQS”

“OJQ Iniciativa Qytetare e Skenderaj përmes një shkrimi ka demantuar publikisht gazetarin Kajtaz Gecaj për shkrimin e titulluar “Sivjet Komuna e Skenderajt pagoi 4 portale, asnjëri lokal, raporton gazeta online veriu.info. IQS ka mohuar kategorikisht pohimet se drejtori i saj Milazim Mustafaj është prononcuar për Gazetën “Zëri” më një qëndrim të tillë karshi OJQ “Skenderaj Live”, Qendrës Rinore Publike apo edhe menaxherit të saj Arben Veliu, se gjoja Veliu nuk mund të jetë edhe menaxher i qendrës pasi është edhe zyrtar komunal. IQS reagon në mënyrë demonstrative ndaj këtij artikulli të gazetarit Kajtaz Gecaj i cili ka deformuar qëndrimin zyrtar të drejtorit të organizatës. Gazetari Kajtaz Gecaj ditë më parë përmes një artikulli ka hedhur akuza ndaj Komunës së Skenderajt për subvencionimin e OJQ-ve, duke pretenduar që ka marrë qëndrimin e Drejtorit të IQS, por që u demantua ashpër nga kjo organizatë duke e zbuluar hapur gënjeshtrën e gazetarit në fjalë. IQS ka ftuar Komunën e Skenderajt që të vazhdojë mbeshtëtjen e OJQ-ve në përgjithësi dhe Qendrës Rinore në veçanti”, shkruante “Veriu.Info”.

Kjo përpjekje e mjerë e dy njerëzve që e ‘tollogjisin’ komunën e Skenderajt e nuk ka kush çfarë u bën, por shumë e rrezikshme sikur të mund të “gjejnë budallenj”, u ka shkuar huq kësaj radhe. Unë për Milazim Mustafajn i jap 1000 Veliqa e dy here më shumë Ramiza. Nuk jam hidhëruar aspak në Ximin, unë i kuptoj situatat në të cilat mund të bjerë kushdo, por jam jashtëzakonisht i pezmatuar në Veliqi Arben, mr.sc. sepse e gjeti ‘budallajn’, Ramiz Shalën për të më sulmuar. E kam thënë dhe e përseris, kushdo që dëshiron “mund të më rreh, derisa t’i mbushi pantollat, por besën e Zotit ia jap se nuk ka me i thënë më asaj në shpi po e mirë je”.  Për ata dy, Veliqi Arben e Ramiz Shala gjithashtu e kam një porosi: “Veç Zoti mund me iu pshtu, jeni mbushë deri në fyt”.