back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaRegjionaleVushtrria, do të bëhet me fabrikë për përpunim peshku

Vushtrria, do të bëhet me fabrikë për përpunim peshku

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Kuvendi Komunal i Komunës së Vushtrrisë ka miratuar kërkesën e kompanisë “Emona” sh.p.k në Vushtrri, kompanisë kroate “Conex Trade” dhe kompanisë spanjolle “Onnorsa” për dhënien në shfrytëzim afatgjatë me kompensim të tokës në pronësi të komunës, për realizimin e projektit: Ndërtimi i fabrikës për përpunimin e peshkut të detit.

Komuna e Vushtrrisë ka ofruar një parcelë prej 5 hektarësh në fshatin Gracë. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, tha  se me ndërtimin e kësaj fabrike në fazën fillestare do të punësohen 208 punëtorë.Ai bëri të ditur se përparësi në punësim do të kenë gratë.

“Një prej detyrave themelore të një kryetari është krijimi i mundësive për bizneset për të krijuar vende të reja të punës. Këto vite të qeverisjes jemi munduar të krijojmë kushte për bizneset që të bëjnë biznes. Kam marrë kërkesë nga këto kompani për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale. Pritet 400 deri në 500 punëtorë kryesisht nga Vushtrria, si fazë fillestare është paraparë të punësohen 208 punëtorë. Vlera e këtij projekti është mbi 7 milionë euro”, tha ai.

Përfaqësuesi i kompanisë kroate, Mladen Milakoviq, tha se faza e parë e projektit pritet të fillojë shumë shpejt.

“Faza e parë e projektit do të fillojë shumë shpejt dhe qysh në fillim do të punësohen rreth 200 punëtorë dhe shumë shpejt do të fillojë edhe ndërrimi i fazës së dytë. Nëse gjithçka shkon sipas planit do të dyfishojmë punësimin”, tha ai.

Latif Resyli nga “Emona”, tha se në fazën e parë janë paraparë që të punësohen 208 punëtorë e më tej ky numër të rritet deri në 500.

“Na ka pëlqyer struktura e të punësuarve. Në Vushtrri është shumë më lehtë me gjet punëtorë. Për fazën fillestare është paraparë punësimi i 208 punëtorëve, për të vazhduar më tej deri në 400 ose 500”, tha ai.

Mbështetje këtij projekti i kanë dhënë të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz