back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleVushtrri: Vdes 66 vjeçari i aksidentuar ditën e Bajramit

Vushtrri: Vdes 66 vjeçari i aksidentuar ditën e Bajramit

Të ngjajshme

Një person ka vdekur sot, si pasojë e një aksident të rëndë të ndodhur me 12 shtator në Vushtrri, raporton Veriu.info.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se viktima ishte nën përkujdesje mjekësore.

“Sot ëshë raportuar se ka ndërruar jetë viktima I.M. 66 vjeçar, si pasojë e një aksidenti të shkaktuar më 12 shtator. Viktima që nga 12 shtatori ishte nën përkujdesje mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident”, tregon Zahiti për Veriu.info.

Veriu.info mëson se aksidenti ishte shkaktuar ditën e Kurban Bajramit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj./Veriu.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz