Reshjet intensive të borës kanë krijuar vështirësi në lëvizje edhe në Komunën e Vushtrrisë, posaçërisht në vendet malore. Rrugët në qytete, kryesisht janë pastruar teksa probleme janë paraqitur në disa fshatra.Për pastrimin e rrugëve autoritetet komunale në Vushtrri kanë lidhur një kontratë dy vjecare me kompaninë Ramadani,Shpk nga Mitrovica, me angazhimin e së cilës këto ditë të para janë të kënaqur. Kompania në fjalë përpos që është angazhuar që në orët e hershme të mëngjesit me gjithë mekanizmin e duhur, në saje të një bashkëpunimi të mirë me autoritetet policore lokale dhe të qytetarëve, ka intervenuar edhe në disa fshatra malore ku qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve në orët e hershme ka qenë i vështirësuar. Lidhur me situatën e krijuar u debatua edhe në mbledhjen e qeverisë lokale ,ku DSHP ka raportuar për gjendjen e rrugëve. Me këtë rast është thënë se të gjithë subjektët janë mobilizuar dhe situata është nën kontroll.
Faton Vërbovci, menaxher I Njësisë së Ujësjellësit thot se përkundër të reshurave furnizimi me ujë të pijshëm është në gjendje të mirë .Për momentin edhe furnizimi me energji elektrike është stabil,kurse probleme të emergjencave mjekësore nuk janë raportuar.. Megjithatë, komuna e Vushtrrisë vazhdon angazhimet për normalizim të plotë të gjendjes si të rrugëve nëVushtrri, ashtu edhe në drejtim të fshatrave dhe vendbanimeve të komunës. /sh.p/