Vushtrri: Ndërroi jetë profesori Musa Bala
01

Lexo edheSerbia riaktivizon tri pika karburanti në veri të Kosovës, Gjuriq nuk merr pjesë

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë profesori i gjuhës angleze në gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë, Musa Bala, raporton portali veriu.info.
I lindur me 7 korrik 1954 në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, pas përfundimit të gjuhës angleze në Prishtinë gjatë gjithë kohës, Bala është merr me edukimin e brezave të rinj, thotë drejtori i gjimnazit Xhevat Lahu.
I ndjeri një kohë të gjatë para lufte ka punuar profesor i gjuhës angleze në gjimnazin e Vushtrrisë. Edhe gjatë kohës së okupimit ai nuk është ndaluar asnjëherë në punën e tij si mësimdhënës. Pas luftës për një kohë ka punuar në organizatat ndërkombëtare, për tu kthyer sërish në gjimnaz deri tani kur edhe ndërroi jetë.

Lexo edheSerbia riaktivizon tri pika karburanti në veri të Kosovës, Gjuriq nuk merr pjesë
Varrimi i të ndjerit bëhet të martën prej orës 12:00 në vendlindjen e tij, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.