BallinaLajmeVuçiqi sërish në rolin e viktimës: Akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash”...

Vuçiqi sërish në rolin e viktimës: Akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash” dhe fushatë kundër Serbisë

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vijuar retorikën e viktimizimit, duke akuzuar vendet e rajonit për, siç tha ai, “fushatën më të ndyrë” dhe “gjueti shtrigash” kundër Serbisë.

Këto deklarata Vuçiq i bëri gjatë qëndrimit në Trebinje.

Në fjalimin e tij, Vuçiq pretendoi se Serbia është nën sulm të vazhdueshëm politik dhe mediatik nga Prishtina, Zagrebi, Sarajeva dhe Podgorica, duke theksuar se vendi i tij, pavarësisht kësaj, do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen në rajon.

Sipas tij, Serbia po përballet me akuza të vazhdueshme dhe, siç i quajti ai, “gënjeshtra brutale”, për të cilat fajësohet për çdo krizë apo tension në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq deklaroi se Beogradi nuk ka sulmuar dhe as nuk planifikon të sulmojë askënd, por është vazhdimisht i akuzuar për destabilizim.

Në një tjetër pjesë të fjalimit, presidenti serb shprehu shqetësim për atë që e quajti “aleancë e re ushtarake” mes Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës, duke pretenduar se ajo është e drejtuar kundër Serbisë.

Ai theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të forcojë kapacitetet ushtarake, duke garantuar, sipas tij, paqen dhe sigurinë, por duke paralajmëruar se Serbia do të japë “përgjigje të fortë” në rast të ndonjë agresioni.

Vuçiq foli gjithashtu për zhvillimet globale, duke deklaruar se “stuhi të mëdha” po përgatiten në botë dhe se rregullat ndërkombëtare po zëvendësohen nga “çmenduria”.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se Serbia duhet t’i përmbahet së drejtës ndërkombëtare, duke përmendur rastin e Kosovës dhe duke e krahasuar atë me situata të tjera ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq njoftoi se Serbia është e gatshme të investojë mbi 200 milionë euro në ndërtimin e aeroportit të Trebinjes, duke e paraqitur këtë si një projekt me rëndësi strategjike për Republikën Srpska dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Deklaratat e fundit të presidentit serb vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon dhe shihen nga analistët si vazhdimësi e narrativës së tij të zakonshme, ku Serbia paraqitet si viktimë e presioneve të jashtme, ndërkohë që përgjegjësitë për konfliktet dhe tensionet rajonale zhvendosen te fqinjët dhe aktorët ndërkombëtarë. /telegrafi

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz