back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVuçiq viziton rusin që tentoi t’i “fusë hundët” në aksionin e Policisë...

Vuçiq viziton rusin që tentoi t’i “fusë hundët” në aksionin e Policisë në veri!

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq së bashku me disa ministra serbë, vizituan në spital rusin, Mikhail Krasnoshchenkov, personi që tentoi t’i fusë “hundët” në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit që u zhvillua të martën në veri.

Vuçiq deklaroi se FIT-i përdori forcë të paparë ndaj zyrtarit të UNMIK-ut. Këto deklarata ai dha në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

“Është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni në Serbi si në shtëpinë tuaj”, i tha presidenti serb, rusit Krasnoshchenkov, transmeton Indeksonline

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar edhe zyrtarisht që MPJ-ja ta shpallë person non-grata rusin që tentoi t’i përzihet punëve të organeve të sigurisë kosovare.

“Kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, ka deklaruar Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz