back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeVuçiq takon Kallasin në Nju Jork, kërkon më shumë angazhim nga BE...

Vuçiq takon Kallasin në Nju Jork, kërkon më shumë angazhim nga BE për dialogun Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Ndonëse raportet e ngushta me Rusinë nuk i ka ndalur, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq vazhdon të pretendojë se ësht një partner “serioz” dhe i “përgjegjshëm” i Bashkimit Evropian.

Këtë e tha gjatë një takimi në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me Kaja Kalis, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

Në atë takim Vuçiq nuk e ka lënë pa përmendur Kosovën, duke thënë se i kushton vëmendje të veçantë dialogut.

Madje, ai përmend “sigurinë e serbëve”, në një kontekst të njohur të tij propagandistik, duke aluduar se “serbët në Kosovë po persekutohen”.

“Ne i kushtuam vëmendje të veçantë dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Ritheksova angazhimin tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së popullit tonë, si dhe për gjetjen e zgjidhjeve që do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve në planin afatgjatë. Për këtë qëllim, është gjithashtu i nevojshëm një angazhim më i madh i BE-së dhe shteteve të saj anëtare”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka kërkuar intensifikim të dialogut nga BE, duke shtuar se do të kontribojë në ndërtimin e besimit më të thellë mes Serbisë dhe BE-së.

“Jam i bindur se vazhdimi dhe intensifikimi i dialogut me Bashkimin Evropian do të kontribuojë në ndërtimin e besimit më të thellë dhe forcimin e partneritetit tonë, bazuar në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, ka thënë Vuçiq. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz