back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaBotëVuçiq: Praktikisht i kemi rënë vulë zarfit të pavarësisë së Kosovës

Vuçiq: Praktikisht i kemi rënë vulë zarfit të pavarësisë së Kosovës

Të ngjajshme

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Lajmi i fundit: Ky është mësimdhënësi nga Skenderaj që ndërroi jetë( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk frikohet nga çfarëdo lloj sanksioni që Perëndimi mund t’i vë përgjatë procesit të zgjidhjes së çështjes me Kosovën.

Ai ka thënë se më shume e shqetëson zvarritja e problemeve  – që për të janë largimi i serbëve dhe lindjet e pakta, shkruan Kontaktplus, përcjell Klan Kosova.

Vuçiq ka përmendur se për krejt situatën me Kosovën fajtore është edhe politika e Serbisë dhe disa lëvizje të tyre, që thekson se “Praktikisht Serbia e ka vënë vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës”.

Në lidhje me atë se mos ka informacione për sanksionet që kanë të bëjnë me marrëveshjen për Kosovën, apo ka ndonjë dokument nga Uashingtoni, Vuçiq është përgjigjur: “Nuk mund të ketë sanksione, këtë mund ta them. Nuk është se kam parë ndonjë dokument. Kam dëgjuar që disa ofrojnë si pjesë të parimeve të tyre, diçka gjysmë të anuluar, por kjo s’është diçka e re”.

“Po flas në publik, pra hapur para të gjithëve”.

“Në vitin 1999, 2004 dhe 2008 kur Kosova e shpalli pavarësinë, disa ishin në Rumani, në vend se të ndërmerrnin hapat e duhur, disa fshiheshin dhe më pas ndodhën lëvizjet katastrofave në vitet 2010-2011, ku dhe vumë vulën mbi kurorën e pavarësisë së Kosovës”./Klan Kosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz