back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeVuçiq pesimist për arritjen e marrëveshjes me Kosovën

Vuçiq pesimist për arritjen e marrëveshjes me Kosovën

Të ngjajshme

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk është optimist që do të arrihet ndonjë zgjidhje përfundimtare me Kosovën, por që është gati për vendime të vështira.

Vuçiq ka deklaruar se është vështirë të dihen vendet që kanë njohur shtetin e Kosovës, pasi sipas tij shumë prej tyre tashmë e kanë tërhequr atë njohje.

Ndryshe mediat serbe kanë raportuar se Republika e Palau-s është vendi i 13-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës dhe se presidenti i kësaj republike do të takohet sot me Vuçiqin në Serbi.

“Ne po bëjmë punën tonë. Unë jam i frikësuar nga eurforia mes nesh, ne mendojmë se kemi zgjidhur të gjitha problemet. Ne jemi duke u përpjekur për të arritur një pozitë më të mirë për Serbinë, se sa ishte. Puna ime është bërë me përgjegjësi, lutem që qytetarët të kuptojnë se kjo situatë në lidhje me Kosovën nuk është e lehtë. Duhet të keni parasysh interesat e shqiptarëve dhe interesat e fuqive të mëdha të cilat janë mjaft kontradiktore”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

I pari i shtetit serb ka komentuar edhe deklaratat e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi dhënë në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë ‘APA’, ku ka folur për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç’rast ka deklaruar se kjo marrëveshje do të mundësojë anëtarësimin në BE të të dyja vendeve, derisa për Kosovën edhe në NATO.

Vuçiq lidhur me këtë ka shtuar se sa më parë nevojitet të zgjidhen disa ‘çështje të thjeshta’.

“Nuk është e panjohur se është e rëndësishme që me kompromis të zgjidhim çështjen e Kosovës, Por ne për çka jemi biseduar kur i kemi taksat? Atë masë anticivlizuese. Ata vënë flamuj në raftet në mënyrë që njerëzit mos të blejnë produktet serbe”.

Vuçiq nuk është shprehur optimist se do të vie deri tek një zgjidhje përfundimtare në mes dy vendeve, por ka shtuar se kjo nuk thotë se ai nuk shpreson.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ndër të tjerash sugjeroi që ai është gati për vendime të vështira, por që sipas tij ato duhet të kompromentohen./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz