back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeVuçiq: Nuk ka as harta, as marrëveshje për territore me Kosovën, ne...

Vuçiq: Nuk ka as harta, as marrëveshje për territore me Kosovën, ne madje as nuk flasim

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

President serb, Aleksandar Vuçiq, ka  deklaruar sot se nuk ekziston asnjë marrëveshje me 17 pika për ndryshimin e kufijve me Kosovën.

Sipas tij të gjitha këto janë vetëm ‘spekulime’ të mediave.

 

 

“Nuk ka harta, nuk ka asgjë, sepse ne as nuk flasim. Nuk ka dhe pikë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tha se e gjithë kjo po shihet vetëm nëpër ëndrra të dikujt.

“Për t’iu përgjigjur çdo ditë deklaratave dhe pretendimeve të tyre, merr shumë energji. Ne nuk flasim me ta, sepse ata kanë vendosur një taksë. Nuk ka dosje, nuk ka asgjë, sepse nuk flasim”, shtoi  Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“Atë marrëveshje duhet ta kenë shkruar Hashim Thaçi e Ramush Hardinaj, sepse nuk ka asnjë pikë, e lëre më 17 pikë”, ka shtuar Vuçiq.

Këto komente Vuçiq i bëri duke iu referuar një shkrimi të gazetarë ‘Frankfurete Rundschau”, ku u theksua se Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja janë të gatshme të pranojnë këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në marrëveshjen që sipas tyre do të nënshkruhej në Washington më 12 qershor, e që do të fuqizohej më vonë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz