back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeVuçiq mohon se ka marrëveshje sekrete me Thaçin: Ka kohë që s’kam...

Vuçiq mohon se ka marrëveshje sekrete me Thaçin: Ka kohë që s’kam pasë diskutime serioze me të

Të ngjajshme

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Aksident i rëndë në Makovc të Prishtinës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ekziston një marrëveshje sekrete mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi.

Ai këtë e tha duke folur rreth pretendimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që tha se ekziston një marrëveshje sekrete mes dy presidentëve, njofton Klan Kosova.

Ai për TV Prva ka shtuar se me presidentin kosovar ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.

Vuçiq ka thënë se deklarimet e Kurtit janë “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me presidentin Thaçi.

I pari i serbëve ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedime me Kosovën dhe se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të bisedohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz