BallinaLajmeVuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj...

Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

Të ngjajshme

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Aksident mes dy veturave afër Ferizajt (Video)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin...

Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi tjetër për postin e presidentit, duke deklaruar se nuk ka aspak ndër mend të ndërhyjë në Kushtetutë për të siguruar një mandat të tretë.

Gjatë një konference për shtyp në Beograd me kancelarin austriak, Christian Stocker, Vuçiç theksoi se mandati i tij aktual do të përfundojë brenda një periudhe prej rreth 18 muajsh.

“Jam prej kohësh pjesë e skenës politike dhe nuk do të rikandidoj. Nuk kam asnjë qëllim të ndryshoj Kushtetutën për qëllime personale. Nuk jam diktator, siç më paraqesin shpesh disa media në Austri.” u shpreh ai.

Sa i përket zgjedhjeve në Serbi, Vuçiç bëri të ditur se ato pritet të shpallen më herët sesa afati i përcaktuar me ligj, por nuk ofroi një datë konkrete. Ai sqaroi se kjo çështje i takon institucioneve përkatëse.

“Do të mbështes njerëzit që mendoj se kanë potencial për ta çuar vendin përpara dhe do të angazhohem për suksesin e tyre. Pozicioni im i ardhshëm nuk është temë diskutimi tani.” shtoi presidenti serb.

Vuçiç gjithashtu komentoi mbi protestat dhe pakënaqësitë e shprehura në vend, duke i cilësuar si pjesë normale e një demokracie, për sa kohë që ato zhvillohen pa dhunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz