Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e 55 vjeçares nga Gjakova, trupi i të cilës ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e viktimës javë më parë.
Vrasja ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës, ndërsa policia ka gjetur trupin e pa jetë të viktimës me 16 shkurt.
I arrestuari me inicialet F.G. i takon komuniteti rom, njëjtë sikurse edhe gruaja e vrarë.
“Pas shumë veprimeve hetimore Policia ka arritur që pas pesë ditësh të identifikojë dhe të arrestojë kryesin e kësaj vrasje” ka njoftuar Policia e rajonit të Gjakovës, raporton GazetaBlic.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i arrestuari po mbahet në ndalim policor dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal. /GazetaBlic/