back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeVrasja në Prizren: 61-vjeçari e qëlloi gruan me 15 plumba e pastaj...

Vrasja në Prizren: 61-vjeçari e qëlloi gruan me 15 plumba e pastaj e thirri vetë policinë

Të ngjajshme

Me 66 vota për, Albulena Haxhiu zgjedhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të...

Pacolli: Kredinë për familjen Murseli e garantova unë, shuma është kompensuar pjesërisht

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi në...

Betohen deputetët e rinj

Kuvendi i Kosovës po mban seancën konstituive. Në këtë...

Kuvendi miraton raportin e Komisionit të Përkohshëm për verifikim mandatesh

Kuvendi i Kosovës ka votuar raportin e Komisionit të...

Dixon thotë se ZPS ka prova “të pavërtetuara” kundër Veselit

Avokati mbrojtës Rodney Dixon tha se janë dy raste...

Pak minuta pasi që dyshohet se B.V., 61 vjeç, kreu krimin e rëndë, vrau gruan e tij 42 vjeçe, ai e kishte telefonuar policinë. “E kam vrarë gruan”, u kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit, ai kishte gjuajtur 15 plumba. E ndjera ka vdekur në vendin ku ka ndodhur krimi. Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin ardhur në Kosovë. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre. Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para. Sipas prokurorisë, çifti nuk njihej si problematik. Express ju sjell detaje të reja nga Prizreni.

Gjatë muajit korrik, B.V., 61 vjeç, e gruaja e tij, tani e ndjerë, A.V., 20 vjet më e re se dorasi, kishin ardhur për pushime në Kosovë. Por problemet e çiftit bënë që 61-vjeçari ta mbysë gruan e tij. E menjëherë pas aktit të rëndë, ai e kishte njoftuar Policinë e Kosovës, duke i thënë “E kam vrarë gruan”.

Rruga
“Hysni Morina” -Prizren

Policia në vendin e ngjarjes ka shkuar pak pas orës 23:00 të mbrëmjes. Aty është gjetur viktima A.V., e cila është gruaja e të dyshuarit për vrasjen. Nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar 15 gëzhoja të plumbave me të cilat dyshohet të jetë kryer ngjarja e rëndë.

Për Gazetën Express, detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë ka dhënë edhe prokurorja që po merret me rastin.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë për Gazetën Express detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.

“Vetë i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Megjithatë, ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vrasjes”, ka thënë Gashi.

Vendi i ngjarjes

Ajo tutje ka shtuar se është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku janë gjetur më shumë se një gëzhojë.

“Trupi i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është në ndalim për 48 orë dhe do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj tij”, ka thënë prokurorja.

Tutje, prokurorja ka bërë të ditur se ka verifikuar nëse nga viti 2005 e deri më tani ka ndonjë rast të paraqitur për dhunë në familje nga viktima, por e njëjta ka thënë se nuk ka gjetur një rast të tillë.

E sipas policisë, me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm, si dhe 42 fishekë të kësaj arme. Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshuari ka kryer veprën penale të “vrasjes së rëndë”. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orësh personi i dyshimtë B.V., i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren. /Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz