BallinaLajmeVrasja e Liridona Ademajt – Kokalla: Në Polici më thanë se isha...

Vrasja e Liridona Ademajt – Kokalla: Në Polici më thanë se isha kryesori i rastit

Të ngjajshme

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Aksident mes dy veturave afër Ferizajt (Video)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin...

Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka...

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku i akuzuari Kushtrim Kokalla ka dhënë mbrojtjen e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij, Ndrec Doda.

Kokalla deklaroi se e kujton intervistimin në polici më 1 dhjetor 2023, kur ishte marrë në cilësinë e të dyshuarit për rastin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se kishte qenë në shtëpi kur është kontaktuar nga policia për t’u paraqitur në stacionin policor në Gjakovë, ndërsa nuk i kujtohet ora e saktë e paraqitjes, por sipas tij, në Prishtinë ka arritur rreth orës 20:00.

Sipas deklarimit të tij, intervistimi kishte filluar rreth 30 minuta pas mbërritjes në polici.

Duke u përgjigjur në pyetjet për trajtimin nga organet e rendit, Kokalla tha se nuk ishte keqtrajtuar fizikisht gjatë intervistimit.

Megjithatë, ai theksoi se gjatë kohës para nisjes së intervistimit, hetuesit i kishin thënë se ai ishte “kryesori” i rastit.

“Ma tregun pse më kanë arrestu, më thanë që ti je kryesori, edhe pse nuk e ke ngreh gishtin, ti e ke bë të gjithë skenarin dhe është në interesin tënd dhe tonin të tregosh si e ke bërë skenarin”, deklaroi Kokalla.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe nuk kishte qenë i pranishëm avokati i tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz