Kujdestaria mbi katër fëmijët, u bë shkak që të hënën Anton B. ta qëllojë për vdekje nënën e fëmijëve të tij, 30 vjeçaren Emine Abazajn në qytetin Salzgitter të Gjermanisë.
Çifti pas 7 vjet martese ishin ndarë.
Ditën kritike ata kishin marrë pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve, ku ishte vendosur që ajo t’i takonte nënës.
Antoni 38 vjecar nuk ishte pajtuar që fëmijët e tij t’i shihte çdo dy javë siç e kishte parashikuar vendimi i gjykatës, dhe në orët e pasdites kishte arritur ta gjente shtëpinë ku po jetonte ish-bashkëshortja e tij së bashku me familjen e saj.
Në oborrin e shtëpisë, ai në sy të katër fëmijëve të tij, të moshës nga tre deri në gjashtë vjet, e qëlloi për vdekje në kokë ish bashkëshoren, Emine Abazajn, raporton T7.
Ndërsa motrën e saj Arlindën, 32-vjeç, e plagosi me një plumb në bark.
Kështu e ka shpjeguar gjithë ngjarjen tragjike prapa kamerës, axha i dy motrave viktima të krimit që tronditi të martën Gjermanin.
Në shtëpinë e tyre në Drejë të Istogut tashmë kanë filluar të shkojnë miq e familjar për ngushëllime.
Trupi i pajetë i 30 vjecares, pritet të mbërrijë në vendlindje të dielën bashkë me familjen e saj që jetojnë në Gjermani.
Familjari i Emines rrëfen për radikalizmin e bashkëshortit të motrës së tij.
Sipas tij, ai vitin e kaluar kishte provuar ta marr familjen, gjoja për të shkuar në pushime në Turqi, e që aty të kalonte në Siri.
Tentim shkuarjen në luftën e Sirisë për të iu bashkuar formacioneve terroriste e kishte paraqitur vetë Eminja bashkë me kërcënimet që po ia bënte ai vazhdimisht.
“Me punu nuk ka punu. Tan kohën ka nejt nëpër xhamia. E ka pas edhe një emër tjetër. E ka ndryshu emrin, e ka ba emër mysliman si arab, tregon axha i Emines së ndjerë.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, policia gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij i kanë gjetur një flamur të organizatës ISIS.
Ai u arrestua një ditë pasi kreu krimin pas një bastisjeje të madhe nga njësitë speciale të policisë.