back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleVrasja e Haki Imerit, Lushtaku: Familjet të shohin si vrasës, këto raste...

Vrasja e Haki Imerit, Lushtaku: Familjet të shohin si vrasës, këto raste duhet të zbardhen

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Dy figurat e UCK’së, Sami Lushtaku dhe Gani Geci kanë folur rreth aktivistin e LDK’së, Haki Imeri, i cili menjëherë pas lufte u rrëmbye e më vonë u vra.

Lushtaku ka thënë se asnjëherë nuk e ka njohur Imerin por kur e ka pyetur gruan e tij, që vinte nga fshati i njëjtë me të, ajo i ka treguar se vjen nga një familje e mirë.

“Unë Haki Imerin nuk e kam njohur asnjëherë. Gruaja ime është nga Broja. Më ka thënë se është njëri i mirë dhe janë familje shumë e mirë [Familja e Haki Imerit]”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkaq Geci thotë se Imeri ka qenë anëtar i kryesisë së LDK’së dhe ka qenë i njohur në rajonin e Drenicës.

“Ka qenë anëtar i kryesisë së LDK’së”, ka treguar Geci.

Ndërkaq Lushtaku ka thënë se e shqëtëson që  për vrasjet e aktivistëve të LDK’së akuzohen UCK’ja. Sipas Lushtakut, këto vrasje duhet të zbardhen që të mos ketë akuza.

“Familjet kanë të drejtë me të pa në si vrasës, nëse të tjerët të akuzojnë. Kemi kërku prej Policisë, tash prej AKI’së që të merren seriozisht këto vrasje. Të zbardhen këto vrasje se na kanë mbetur si gogol”, ka thënë ish-komandanti i UCK’së, tash zyrtar i PDK’së. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz