back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeVrasja e 23-vjeçarit në Mitrovicë, autori në arrati, dy të plagosur po...

Vrasja e 23-vjeçarit në Mitrovicë, autori në arrati, dy të plagosur po trajtohen në QKUK

Të ngjajshme

Mbi dy dekada në ekran, Luana Vjollca flet për revistën prestigjioze “L’Officiel”

Luana Vjollca ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën...

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

Mehmet Kurti 23-vjeçar ka mbetur i vrarë në një piceri në Mitrovicë. Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur edhe dy persona. Ndonëse kanë kaluar pesë ditë nga tragjedia e ndodhur, autori i vrasjes ndodhet akoma në arrati.

Për vrasjen e 23-vjeçarit janë dhënë versione të ndryshme, por asnjëra nga to nuk është konfirmuar nga prokurori i rastit.
Prokurori i rastit, Njazi Rexha, në një prononcim për Gazetën Express, tha se natën kur ka ndodhur tragjedia janë intervistuar të gjithë të pranishmit në piceri, ndërsa hetimet janë duke vazhduar akoma.

Dy të plagosurit po vazhdojnë trajtimin mjekësor në QKUK.

“Krejt çka mund të themi, një është i vdekur e dy të plagosur, janë në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Për momentin nuk kemi të dhëna nuk e dimë çka ka ndodh, kemi intervistuar njerëz, atë natë kush ka qenë në piceri i kemi intervistuar, hetimet po vazhdojnë, kaq mund të themi”, tha Rexha për Gazetën Express.

Ndërsa, zyra për media e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tha se “trupi i personit të vrarë me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, teksa shtuan se për momentin “nuk dihen motivet e këtij rasti”.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës në koordinim me policinë janë duke e hetuar këtë ngjarje”, përfundon përgjigja e tyre.

23-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit ditën e shtunë në varrezat e fshatit Vllahi të Mitrovicës, ndërsa familja e tij e ngushtë nuk është deklaruar akoma për rastin.

Gazeta Express ka tentuar të bisedojë me dikë nga familja e viktimës, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz