Vrasja e 15-vjeçarit në Drenas, u bë për këtë motiv (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Gradicë të Drenasit ku një 15-vjeçar u vra ndërsa babai i tij u plagos pas një mosmarrëveshje me fqinjët e tyre.
Shkuan në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur dhe babain e tij Bekim Muja që u plagos.
Ngjarja ndodhi në malin e fshatit Gradicë, kur dy persona të armatosur që janë nga i njëjti fshat, qëlluan në drejtim të dy personave, baba e bir.
15-vjeçari që mbeti i vdekur, është djali i vetëm i familjes, kurse baba i tij është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.
Edhe pse jozyrtarisht dyshohet se pikërisht një pronë është arsyeja pse ndodhi konflikti në mes të dy familjeve Bardiqi e Muja nga Gradinca e Drenasit.
Ndërkohë zija ka kapluar familjen Muja.
Të afërm dhe bashkëfshatarë u panë tek vizitonin familjen që humbi djalin e tyre.
Familjarët të shokuar nga rasti, nuk pranuan të flasin para kamerës, ndërkohë fqinjët që ishin aty thanë se nuk i dinë motivet që quan deri te ky akt.
Megjithatë ata thanë se këto familje nuk kanë pasur probleme mes vete më herët.

Lexo edheDorëzohet në Polici edhe një 19-vjeçar për vrasjen në Gradicë të Drenasit
Jo larg nga familja që ka hapur të pame, është shtëpia e atij që dyshohet se ka kryer këtë krim.
Shtëpia e familjes Bardiqi ishte e mbyllur.
Aty qëndronte vetëm një patrullë e policisë.
Ndërkohë këtë rast si vrasje të rëndë e ka cilësuar Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se Xhafer Bardiqi i yshuar për rastin është dorëzuar në polici.
Më pas edhe djali i tij 19 vjecar është vetë dorëzuar.
Me këtë rast që po cilësohet si vrasje e rëndë po merret edhe Prokuroria e Kosovës e cila është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.














