back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeVoton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Të ngjajshme

Albin Kurti voton në zgjedhjet lokale në Kosovë

Kryeministri në detyrë  i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes...

Në Rahovec mungojnë ID identifikuese të KQZ-së për menaxherët

Para qendrës më të madhe të votimit në Rahovec,...

Drenasi voton – Qetë në qendrën më të madhe të votimit

Në qytetin e Drenasit ka nisur procesi i votimit...

“Torcidat” realizojnë muralin për Rey Manajn

Tifo grupi mitrovicas, Torcida nuk kanë humbur shumë kohë. Ata...

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka hedhur votën në Qendrën e Votimit në Pejë.

Radoniqi pas votimit tha se KQZ është siguruar që nuk do të ketë probleme sikur që kishte ndodhur mbrëmjen e 9 shkurtit.

“Kemi ndryshime në proces sipas ligjit që ka hyr në fuqi në 2023. Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën për të cilën presim të dalim me rezultatet preliminare, Gjithashtu edhe qendrat komunale të numërimit të gjitha janë të pajisura me të gjitha pajisjet me numërim. Presim që në mëngjesin e së nesërmes të nis numërimi për asamblistë”, tha Radoniqi.

Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit.

Kjo për të zgjedhur kryetarët e komunave për katër vitet e ardhshme.

Në orën 07:00 janë hapur pothuajse të gjitha qendrat e votimit në nivel vendi.

Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të KQZ-së është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz