Von der Leyen: Të ulim kostot e energjisë dhe të ndalojmë gazin rus
dp

Lexo edheRed Bulli e shkarkon “shefin” Christian Horner

Kostot e energjisë vazhdojnë të përfaqësojnë një disavantazh konkurrues për Evropën dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të rriten investimet në rrjete, në ndërlidhje dhe në sistemet e magazinimit.
Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Është thelbësore të zbatojmë plotësisht planin tonë të veprimit për energji të përballueshme dhe të përmbushim angazhimin tonë për të hequr gradualisht importet e gazit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2027”, shtoi ajo.

Lexo edheRed Bulli e shkarkon “shefin” Christian Horner
Sipas saj, tani është koha të mbyllet rubineti dhe t’i jipet fund epokës së karburanteve fosile ruse në Evropë përgjithmonë.