back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeVon Cramon: Po përpiqemi në maksimum që Kosova të marrë liberalizimin e...

Von Cramon: Po përpiqemi në maksimum që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

Të ngjajshme

Prishtina sonte në mesin e vendeve me ajrin me të pastër në botë

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në...

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se po bëjnë përpjekje në maksimum që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

Viola von Cramon në një konferencë për media ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar në Kosovë, teksa tha se kanë biseduar për tema të ndryshme.

“Po përpiqemi në maksimum që Kosova të fitojë atë që e meriton, pra liberalizimin e vizave. Por, në të njëjtën kohë dëshirojmë që kjo qeveri të jetë e suksesshme sa i përket reformave, të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve”, tha ajo.

Tutje, eurodeputetja ka thënë se të gjithë po e përcjellin me kujdes luftën në Ukrainë.

Viola von Cramon ka theksuar se popullata në veri të Kosovës nuk është e interesuar për tensione.

“Të gjithë ne jemi të prekur nga situata në Ukrainë. Unë nuk shohë ndonjë paralele në bazë të gjendjes në Moskë dhe asaj në Beograd. Kemi parë demonstrata në Beograd që ka qenë në mbrojtje të Rusisë dhe kjo ka qenë irrituese për ne. Kur flet me popullatën në veri e kupton se ata nuk duan tensione, nuk kanë interes që të kenë provokime”, tha ajo në një konferencë për media. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz