BallinaRegjionaleDrenasVogëlushja drenicase ”rrëmbyese e kurorave” të Miss-it në Prizren

Vogëlushja drenicase ”rrëmbyese e kurorave” të Miss-it në Prizren

Të ngjajshme

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Laureta Hykolli ështê nga Drenasi, jeton në Pejë, por modele nëpër shumë agjensione të Kosovës.

Ajo në fillim e kishte hobi modelizmin, por si duket vetëm për një vit ajo këtë hobi e bëri edhe profesion. Ishte sfilata e parë e saj në “Albanian Fashion Night” e mbajtur në Ferizaj, në prill të vitit 2017, ku ajo mori pjese si modele, pra në megasfilatën e organizuar nga producenti Dashnor Asllani dhe me koreografi nga koreografja e njohur, po ashtu drenicase, Emine Imeri, shkruan DrenicaPress.

Laureta aty i mësoi hapat e saj të parë për modelim, nga puna e palodhshme e koreografes Ema, Laureta koreografen e saj e konsideron si njeriun më të afërt dhe më të besueshëm për modelizën, pasiqë ajo ia ka mësuar hapat e parë për modele.

Bukuroshja e vogël në dhjetor të vitit 2017 u shpërblye me çmimin “Miss Kids World Albania” nga agjensioni IAmodels në Prizren. Ishte çmimi i saj i parë, por asaj nuk i mjaftoi vetëm ky çmimi dhe shkoi përsëri në Prizren për t’i rrëmbyer edhe dy çmime të tjera; atë të “Little Miss Pavarësia 2018” dhe “Little Miss Fotogjenia”.

Këto çmime bukuroshja Lauretë i mori vetëm brenda një viti, e siç duket derisa të rritet do mbulohet me çmime të shumta nëpër Kosovë.

Ne i urojmë që të bëhet një yll që do të shkëlqej nēpēr skenat e mëdha botërore.

Drenica lind yje që shëndrisin botën!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz