BallinaLajmeVlora Çitaku i del në mbrojtje gruas që u rrah pasi gabimisht...

Vlora Çitaku i del në mbrojtje gruas që u rrah pasi gabimisht thanë se vjedh fëmijë

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Vlora Çitaku ka reaguar pasi një qytetare u bë cak i sulmeve për shkak të publikimit të fotografisë së saj në rrjete sociale, e pastaj edhe në media.

Një grua rome u sulmua sot nga disa të rinj në Lipjan, pasi fotografia e saj u shpërnda në rrjetet sociale duke thënë se ajo po kidnapon fëmijë nëpër komuna të Kosovës.

Policia tha se gruaja në fjalë nuk përbën rrezik për qytetarët e tjerë.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku, ka reaguar në Facebook pas asaj që i ndodhi gruas rome.

“Një qytetare e Kosovës, e përkatësisë rome, u sulmua nga disa të rinjë në pikë të ditës. Pretekst ishin disa pohime të paverifikuara të cilat u raportuan në disa mediume të Kosovës. Turp dhe marrëzi”, ka shkruar Citaku.

Gjatë ditës u publikua një video ku gruaja krejt e pambrojtur u sulmua nga një turmë adoleshentësh. Ajo u gjuajt me gurë dhe u godit. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz