BallinaLajmeVllahiu: AAK vendos se kë do të mbështesë Shpendin apo Abrashin

Vllahiu: AAK vendos se kë do të mbështesë Shpendin apo Abrashin

Të ngjajshme

Zbutet dënimi për FC Prishtina, ndeshja ndaj Ballkanit luhet me praninë e tifozëve

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës,...

Flet Nasim Haradinaj pas vizitës tek Rexhep Selimi, tregon se kujt i çoi të fala

Nasim Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së, ka folur lidhur me...

Tahiri kritikon Qeverinë: Reforma e Administratës Publike po nis mbrapsht

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Çfarë goli spektakolar e shënoi Zhegrova në stërvitje, feston krejt ekipi i tij

Juventusi e ka publikuar në rrjetet sociale një gol...

Shpend Ahmeti i VV-së dhe Arban Abrashi i LDK-së, synojnë të marrin nën udhëheqje kryeqytetin.

Janë partitë tjera si AKR, AAK dhe PDK ato që ende nuk janë deklaruar përfundimisht se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh.

Ish- kandidati nga AAK për Prishtinën, Arbër Vllahiu  thotë se nuk është mirë që në aspekt të nguten, pasi që për një gjë të tillë ende nuk është vendosur.

“Nuk është e jashtëzakonshme që në këtë kohë fushate të paskrupullt e pa kurrfarë kriteri, të nguten e ta bëjnë fakt të kryer, një gjë që ende nuk është vendosur. Sa për dijeninë tuaj, unë jam personi i autorizuar që të negociojë për koalicione e mbështetje të mundshme të secilit kandidat, natyrisht duke u marrë paraprakisht një qëndrim në kryesinë e AAK-së”, ka thënë Vllahiu në një bisedë për Indeksonline.

Vllahiu konsideron se për këtë do të vendosë AAK, dhe nuk do të vendosin grupe të ngushta të interesit që tashmë janë aktivizuar.

“Kësaj i thonë “Pazar pa hanxhine”! Por unë nuk i kuptojë këto ngutje dhe jemi mësuar tashmë me këtë farë lloji të propagandes. Përfundimisht AAK vendosë vetë se kë do të mbështesë dhe për këtë nuk vendosin “grupe të ngushta të interesit dhe personale”, që tashmë janë aktivizuar”, ka theksuar ai më tej.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz