back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeVLEN: 23 vite gënjeshtra, mjaft më!

VLEN: 23 vite gënjeshtra, mjaft më!

Të ngjajshme

Angelov: Një degë e zjarrit në Jasen është ende aktiv

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe...

Provat e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të fillojnë të paraqiten më 15 shtator

Pasi ishte bërë e ditur se planifikohet që provat e mbrojtjes në rastin ndaj...

VLEN përmes një komunikate thekson se BDI dhe aleatët e saj e kanë shndërruar politikën në një lojë logosh dhe ngjyrash.

“Herë shpallen Front Evropian, herë Front Kombëtar, sot me emrin AKI, çdo ditë një identitet i ri, vetëm e vetëm për ta fshehur krizën e brendshme dhe dështimet 23-vjeçare.Ky është tregues i qartë i një partie që nuk e di kush është dhe ku po shkon. Një ditë ngjyra e gjelbër, ditën tjetër e kaltër, por në çdo rast, qytetarët i shohin të njëjtët njerëz, me të njëjtat dështime dhe me të njëjtin korrupsion.Ndërkohë, nga “Fronti” i tyre po largohen një e nga një: u largua partia turke, e cila ka qenë forcë serioze me rreth 20 mijë qytetarë mbështetës; u largua Menduh Thaçi, dhe ky është vetëm fillimi. Forcat që në të kaluarën janë përplasur rëndë mes vete, sot përpiqen të fshihen nën një logo të përbashkët, por qytetarët e dinë mirë se kjo është vetëm një fasadë.Në anën tjetër, VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë më i bashkuar. Këtë e dëshmojmë çdo ditë, në çdo vendim dhe mbi të gjitha me kandidaturat tona të përbashkëta, që janë shpresa e qytetarëve për ndryshim.Vlera nuk maten me logo e ngjyra të ndërruara, por me veprime konkrete për qytetarët. Në këtë drejtim, VLEN është e vetmja alternativë e vërtetë për ndryshim dhe zhvillim. 23 vite në pushtet, e tash mendojnë se duke ndërruar ngjyrat dhe emrin mund ta fshijnë historinë e mashtrimeve. Por shqiptarët nuk harrojnë: korrupsionin, pazaret dhe zhgënjimet nuk i mbulon asnjë logo e re.Tetori do të ketë vetëm një fitues dhe ai është VLEN!”, reagon VLEN. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz