Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, vendit organizator të Botërorit të kësaj vere, që fillon më 14 qershor, i është i hipnotizuar nga ekipi kombëtar Spanjoll. Një nga liderët më të pushtetshëm dhe me ndikim në botë e sheh Spanjën në grupin e kryefavoritëve për ta fituar Kupën e Botës:
“Pothuajse të gjitha ekipet kanë emra të mëdhenj, disa madje kanë nga lojtarët më të mirë në botë, por Spanja ka shumë lojtarë të mirë në të gjitha pozicionet dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk ka dështuar në fazën kualifikuese dhe është kombëtarja e vetme që ka arritur e pamposhtur në Kupën e Botës”, – shpjegoi Vladimir Putin në një takim me gazetarët në Moskë.
Presidenti rus pranoi se “loja që Spanja luajti në Kupën e Botës së Afrikës së Jugut ishte thjesht mjeshtëri. Pastaj, ajo nuk mundi ta përsërisë atë në Botërorin e Brazilit, por tani është kthyer në nivelin e vitit 2010. Kjo është arsyeja pse Spanja është një nga favoritët më të mëdhenj në Botërorin që do të zhvillohet në vendin tonë”.
Spanja do të mbërrijë në Rusi të enjten dhe do të qëndrojë në Krasnodar, një qytet që nuk strehon Kupën e Botës, por dominohet nga manjati Sergei Galitsky, një nga njerëzit më të pasur në botë dhe një mik i mirë i Putinit.



