back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani tregon pse Teuta Rugova nuk është në listë për deputete

Vjosa Osmani tregon pse Teuta Rugova nuk është në listë për deputete

Të ngjajshme

Dogana e Kosovës sekuestron 20 mijë euro të padeklaruara në Jarinje

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar Jarinjë, gjatë një kontrolli...

Dimensioni politik i trajtimit të çështjes së etnogjenezës shqiptare nga ana e albanologjisë austro-hungareze

Shkruan: Kurt Gostentschnigg Ky punim përpiqet t‘i japë një përgjigje...

I dërguari i BE-së në Washington për bisedime rreth sanksioneve kundër Rusisë

I dërguari i Bashkimit Evropian për sanksionet, David O’Sullivan,...

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka qenë vendim i përbashkët që Teuta Rugova të mos jetë në listën kandidatëve për deputetë.

Ajo kështu tha gjatë vizitës në “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”, njofton Klan Kosova.

“Sot me 7 shtator, në ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, ne kemi vendosur që ditën ta fillojmë pikërisht nga vendi ku filloi gjithçka”.

“Në këtë shtëpi të vogël është ndërtuar projekti më i madh – projekti i shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Republikës së Kosovës”.

“Ky ka qenë vendi ku Presidenti Rugova së bashku me disa bashkëpunëtorë kanë bërë hapat e parë për konsolidimin e këtij shteti”.

“Këtu jo vetëm që është punuar për idenë e Pavarësisë së Kosovës, por mbi të gjitha, nga kjo shtëpi ka kumbuar zëri i Kosovës nëpër botë”.

I pyetur nga Klan Kosova se si erdhi vendimi që fëmijët e Presidentit Rugova të mos jenë në listën e kandidatëve për deputetë, Osmani ka thënë se ky ka qenë një vendim i përbashkët.

“Ky ka qenë një vendim i përbashkët dhe besoj që edhe vet familja Rugova tashmë ju ka njoftuar. Ka qenë vendim i përbashkët i yni me Teuta Rugovën”.

“Kësaj radhe nuk presim të kemi probleme të tilla. Ne presim që lista të certifikohet nga ana e KQZ-së”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz