BallinaLajmeVjosa Osmani tregon postin që e dëshiron në “Qeverinë Kurti”

Vjosa Osmani tregon postin që e dëshiron në “Qeverinë Kurti”

Të ngjajshme

Sherr me thika mes të rinjve në Fier, një i plagosur

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve...

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Reali e kishte kontaktuar Zidanen në dhjetor, kjo ishte përgjigja e tij

Përfaqësues të Real Madridit kanë kontaktuar Zinedine Zidanen në...

Vdes babai i Bardhyl Mahmutit, familja ka një thirrje për bashkëveprimtarët nga Kosova

Publicisti dhe veprimtari Bardhyl Mahmuti ka njoftuar ndarjen nga...

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për postin e saj që do ta zgjedhë pas formimit të qeverisë mes LDK’së dhe VV’së. Ajo ka thënë se do të zgjedhë në mes postit të kryeparlamentares dhe ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Osmani ka thënë se do të jepte më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Kujtojmë se kandidati për kryeministër që edhe i fitoi zgjedhjet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte propozuar Osmanit pikërisht postin e kryeparlamentares para zgjedhjeve. Por, LDK’ja vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.

Tutje, Osmani ka thënë se aktualisht primare është harmonizimi i programit dhe jo ndarja e posteve.

“Megjithatë, aktualisht primare është harmonizimi i programit mes partive dhe jo ndarja e posteve”, ka thënë Osmani në Opinion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz