BallinaLajmeVjosa Osmani takohet me mësuesen e saj të parë

Vjosa Osmani takohet me mësuesen e saj të parë

Të ngjajshme

Vizita në Kosovë, post Kurtit e Konjufcës, ministri belg sot takohet edhe me Haxhiun

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës,...

Sjellja e çuditshme e 14 vjeçarit turk, para se të kryente masakren në shkollë

Një video që qarkullon në internet dyshohet se tregon...

Olise e thumbon Real Madridin: A janë këta mbretërit e Championit?

Pas një nate të çmendur në Champions League, Bayern...

Ministria e Punës nis inspektimet për siguri dhe shëndet në vendet e punës

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare...

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë vizitës së saj në qytetin e Mitrovicës është ndalur për t’u takuar edhe me mësuesen e saj. Ajo ka shkruar se mësuesja e mirë e shuan veten për të ndriçuar rrugën e nxënësve të saj, transmeton Express.

“Thonë se një mësuese e mirë është si qiriu. E shuan veten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve. E tillë ishte Mësuesja Shqipe” shkroi ajo.

Tutje, Osmani shtoi se këtë ndalesë e ka bërë për ta marrë bekimin e saj në këtë rrugëtim të ri të cilin e ka nisur në karrierën e saj politike.

“Gjatë vizitës së sotme në vendlindjen time, në Mitrovicë, ndalova shkurt tek Mësuesja ime e parë për ta marrë nga ajo, bekimin për rrugëtimin tim të ri” shkroi Osmani në Facebook.

Vjosa Osmani është kandidatja e LDK’së për kryeministre të vendit. Ajo ishte në garë me Lutfi Hazirin për këtë kandidaturë, por në fund edhe vetë Haziri e mbështeti atë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz