BallinaLajmeVjosa Osmani: Hashim Thaçi do të shkarkohet

Vjosa Osmani: Hashim Thaçi do të shkarkohet

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

E nominuera e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit, Vjosa Osmani, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se dialogun më nuk do ta udhëheq Hashim Thaçi.

Në një intervistë në emisionin Pressing të Televizionit T7, Osmani ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbinë.

“Unë nuk do ta lejoj këtë që të ndodhë. Ramush Haradinaj e ka bërë gabimin më të madh në qeverisjen e tij. Ai është dashur të merret me dialogun dhe jo të lihet në dorën e Thaçit”.

Osmani ka thënë se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese pasi ka udhëhequr dialogun. “Ai duhet të shkojë në shtëpi dhe kjo do të ndodh pasi në ta marrim qeverinë. Ne do të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për shkeljet që i ka bërë. Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të jetë në krye të dialogut”, ka thënë Osmani. Ajo ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi. “LDK ka qenë në front të luftës për mbrojtjen e kufijve”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka thënë se LDK gjithmonë e ka mbrojtur taksën e vendosur ndaj Serbisë nga kryeministri në largim Ramush Haradinaj. “Ne si LDK gjithmonë e kemi mbrojtur me argumente vendosjen e taksës 100%”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz