Vjen reagimi i PDK’së pas ofertës dhe kushteve të Nismës për koalicion
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i është përgjigjur negativisht ofertës së Nismës Socialdemokrate për koalicion parazgjedhor, duke e kushtëzuar me postin e Kryeministrit.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm për partinë e tij, e cila drejtohet nga Kadri Veseli.
“Posti i kryeministrit për PDK para dhe pas zgjedhjeve është i panegociueshëm, Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, njeriu që liroi pronat publike nga uzurpatorët, i shpalli luftë korrupsionit, nepotizmit dhe keqpërdoruesve të pozitave zyrtare”, ka deklaruar Haxhiu për Blic, si kundërpërgjigje ndaj ofertës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi.
Deputeti Haxhiu, ka theksuar se Veseli me projektin “Dekada e Re” ka platformën më të mirë për zhvillim ekonomik për të hapur perspektivë rinisë tonë, “i vendosur për të kthyer shpresë në këtë vend, se Kosova mundet me qenë storie e suksesit. Kadri Veseli me platformën e tij, me parimet e tij, po vendos etikën në politikë, në respektim të normave ligjore dhe morale në politikën kosovare”, ka thënë ai.

Lexo edheMilaim Zeka s’po mund t’u besojë syve që Jakup Krasniqi po kërkon koalicion me PDK’në
Tutje, Haxhiu me bindje është shprehur se edhe Krasniqi, pajtohet me bindjen e tij se Veseli është “më i duhuri për kryeministër.
”Ndryshe, Krasniqi ka përmendur edhe pesë kërkesa tjera, lidhur me programin zgjedhor, listën e deputetëve, ligjin për qeverinë dhe ndarjen e përgjegjësive.














