Vjen reagimi epik i Ronaldos kundër Van Dijk: Ka edhe disa fjalë për Messin
BILLI

Lexo edheZbulohet çfarë i tha Modriç Messit në ceremoninë e Topit të Artë

Cristiano Ronaldo i është përgjigjur fjalëve që Virgil van Dijk tha për të në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, transmeton Gazeta Metro.
Në ceremoninë e 64’të të ‘Topit të Artë’, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë, Virgil van Dijk u përpoq të justifikonte me sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos.
Qendërmbrojtësi holandez u pyet për mungesën e Ronaldos në ceremoninë prestigjioze, dhe nëse kjo do të thotë se ai kishte një më pak rival për të garuar.
Për këtë, van Dijk kaloi një vërejtje ironike të lehtë duke thënë: “A ishte ai atëherë rival?”
Këtë nuk e ka pritur mirë Ronaldo, duke ju kundërpërgjigjur në mënyrë taktike atij.
Lexo edheZbulohet çfarë i tha Modriç Messit në ceremoninë e Topit të Artë
“E përgëzojë Messin për fitoren e ‘Topi të Artë’, gjithashtu e përgëzojë edhe njërin që shkojë për herë të parë në ceremoninë e ‘Topit të Artë’”, është shprehur Ronaldo.

Ndryshe Messi, Van Dijk dhe Ronaldo janë top tre lojtarët më të mirë në botë për momentin. /gazetametro.net