back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaShqiptareVjedhje spektakolare në Fier, si e mashtroi sy për sy i huaji...

Vjedhje spektakolare në Fier, si e mashtroi sy për sy i huaji kambistin

Të ngjajshme

Një vjedhje spektakolare ka nddhur pak ditë më parë në Fier.

Sipas abc news ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt dhe nuk është raportuar nga policia.

Autori i vjedhjes i është prezantuar pronarit të pikës së këmbimit si një shtetas i huaj nga Azerbajxhani. Ky i fundit i ka kërkuar të këmbejë 50 mijë euro me valutë të huaj, dollar.

Por kur punonjësi humbi vëmendjen dhe nisi të numëronte eurot që, ai hapi valixhen dhe i mori edhe dollarët me vete.

Mësohet se grabitësi shoqërohej dhe nga dy persona të tjerë dhe ka dalë nga subjekti me qetësi, duke i thënë se do shkonte të merrte në bankë dollarët. Ndërkaq, mbi banak i huaji la një valixhe që ishte me kod, që më pas ka rezultuar bosh, pasi e ka hapur pronari.

Që prej momentin që është larguar me argumentin se do shkonte të merrte dollarët në bankë, i huaji nuk u pa më.

Pronari është shprehur se i huaji ka shkuar disa ditë të ky i fundit që ka bërë këmbim valute deri në datën 11 shkurt ku edhe kreu vjedhjen. Duke fituar kështu edhe besimin e pronarit dhe duket se gjithçka ka qenë plan i tij për të kryer më pas vjedhjen spektakolare.

Pronari i pikës së këmbimit kur ai u largua pa që në valixhe mungonin paratë. Lajmëroi policinë por që prej asaj ditë grabitësi nuk ka lënë asnjë shenjë. Dyshohet se ai ka lënë Shqipërinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz