back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasVjedhja e bankës në Drenas/ U përdorën edhe mjete eksploduese

Vjedhja e bankës në Drenas/ U përdorën edhe mjete eksploduese

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Mëngjesi i djeshëm në Drenas nisi me një plaçkitje në qendër të qytetit.

Drenica Press raportoi se bëhet fjalë për TEB Bankën. Policia e Kosovës që në orët e hershme të mëngjesit pat bllokuar rrugën ku gjendet kjo bankë dhe po merrej me rastin.

Rasti i kofirmuar dje nga policia e Kosovës.

“Sot, më 26.10.2019, rreth orës 04:12min., në Drenas, dyshohet se nga tre të dyshuar është sulmuar një filial i një banke. Të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin”

Ndërsa sot, në raportin zyrtar thuhet:

VJEDHJE E RËNDË

Gllogoc 26.10.2019 – 04:25. Persona të dyshuar të panjohur duke përdorur mjet eksplodues kanë hapur bankomatin dhe kanë vjedhur një shumë të parave. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz