BallinaLajmeVjedhja e 2.1 milionë nga Thesari i Shtetit, gjykata merr këtë vendim...

Vjedhja e 2.1 milionë nga Thesari i Shtetit, gjykata merr këtë vendim për Kadri Shalën

Të ngjajshme

Skenar i pabesueshëm: Si mundet që 50% e tabelës së Premierligës të kualifikohet në Evropë?

Është shfaqur një skenar i pabesueshëm, kundër çdo pritshmërie,...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes rithekson se “armëpushimi nuk ka përfunduar”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, këmbënguli se “armëpushimi...

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Kadri Shalës, i dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me aktvendim i ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit K.SH. Të pandehurit K.SH. i është vazhduar masa e paraburgimit prej datës 24 janar 2021 deri me datë 23 mars 2021”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ditë më parë gjykata i ka vazhduar paraburgimin edhe të dyshuarit tjetër për vjedhjen e milionave nga Thesari i Shtetit, Labinot Grudës. Grudës i është vazhduar paraburgimi deri më 17 mars 2021.

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit ndodhi në tetor të vitit 2020, ku përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ministrja tashmë në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi opinionin për një vjedhje jo të zakonshme, ajo bëri të ditur se nga Thesari i Shtetit ishin “avulluar” më tepër se 2 milionë euro.

Pa dhënë shumë detaje ministrja tregoi se bëhej fjalë për 4 transaksione të dyshimta nga Thesari, me vlerë rreth 2.1 milionë eurove që ishin transferuar tek një Operator Ekonomik.

Në anën tjetër Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje shtesë se çfarë ka ndodhur me procesin e hetimit për këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz