Viti 2007, videoja e Thaçit në oborrin e tij në Burojë
BILLI

Lexo edheFesta e Vitit të Ri, presidenti Thaçi shpenzoi 1000 € për verëra cilësore (Dokument)

Një video që ndodhet në arkivat e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Associated Press, shfaq presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, brenda oborrit të shtëpisë së tij në Burojë të Skenderajt.
Inçizimi rreth dy-minutësh i AP-së shfaq presidentin në dhjetorin e vitit 2007, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të atij viti. Thaçi shihet teksa kalon kohë në oborrin e shtëpisë së prindërve në Burojë dhe po ashtu teksa kryen disa biseda telefonike.

Lexo edheFesta e Vitit të Ri, presidenti Thaçi shpenzoi 1000 € për verëra cilësore (Dokument)
Në zgjedhjet e vitit 2007 ishte formuar Qeveria e përbërë nga dy partitë më të mëdha të kohës, PDK-ja dhe LDK-ja, në mënyrë që të kishte edhe mbështetjen për fazën kur do të vendosej për statusin e Kosovës, përfshirë pranimin e pavarësisë së kushtëzuar, diskriminimin pozitiv për komunitetin serb, decentralizimin etnik, ndërrimin e flamurit etj.