back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaSportVinicius pas golit spektakolar: Modric më mësoi të gjuaj kështu, njëri prej...

Vinicius pas golit spektakolar: Modric më mësoi të gjuaj kështu, njëri prej golave më të bukur ndonjëherë

Të ngjajshme

Vinicius Junior e shënoi mbrëmë njërin prej golave më të bukur të sezonit.

Ylli brazilian kontribuoi me gol në fitoren 4:1 ndaj Levantes në udhëtim.

E goli i tij ishte kryevepër dhe të gjithëve ua kujtoi Luka Modricin, shkruan “Gazeta Express”.

“Modric më ka mësuar ta bëj këtë. Ishte një goditje e mirë me të jashtmen, shpresoj të vazhdoj kështu.”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian.

“Mendoj se është një nga golat më të bukur që i kam shënuar ndonjëherë në atë mënyrë. E bëmë një presion të mirë, e mbajtëm topin mirë dhe kështu do të fitojmë shumë ndeshje”, shtoi ai.

Përpos golit, Vinicius asistoi edhe në golin e dytë, duke e rikthyer kështu formën optimale. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz