Vidhet xhamia në Viti, hajnat marrin rreth 3 mijë euro
BILLI
Lexo edheVazhdojnë reduktimet, vendet që do të mbesin pa rrymë
Një vjedhje është kryer në xhaminë e qytetit të Vitisë në natën e së enjtes.
Persona të panjohur kanë hyrë brenda xhamisë dhe kanë thyer dyert e këshillit të bashkësisë islame në objektin e xhamisë.
Hajnat kanë arritur të marrin rreth 3 mijë euro, transmeton Plus Tv.
Rastin për televizionin e ka konfirmuar edhe Husamedin Hoxha, kryetar i Këshillitë të Bashkësisë Islame të Vitisë.

Lexo edheVazhdojnë reduktimet, vendet që do të mbesin pa rrymë
Ai tha se xhemati kur kanë shkuar dje për ta falur namazin e sabahut, kanë vërejtur se aty gjatë natës kishte hajna.
Rasti menjëherë është paraqitur te Policia e Kosovës e cila me njësitet e saja përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes.
Aktualisht nuk ka persona të dyshuar, transmeton Plus Tv.
