Vidhet trafostacioni elektrik që furnizonte me energji dy pompa uji në Suharekë, reagon Muharremaj
dp

Lexo edheRamadani thotë se po zhvatet buxheti i Kosovës: Gjysmë-milioni euro zhvatje vetëm për pagat e militantëve të VV-së në zyrat e Qeverisë

Përmes një njoftimi, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar është demoluar dhe vjedhur trafostacioni elektrik që furnizonte me energji dy pompa të ujit.
Si pasojë e dëmtimit, dy pompat kanë mbetur jashtë funksionit, ndërsa mund të ketë kufizime në furnizimin me ujë në qytet dhe në disa fshatra.
Sipas njoftimit, zonat që mund të preken nga kjo situatë janë Gelanca, Gjinoci, Leshani, Terrnja, Nepërbishti dhe Shiroka.

Lexo edheRamadani thotë se po zhvatet buxheti i Kosovës: Gjysmë-milioni euro zhvatje vetëm për pagat e militantëve të VV-së në zyrat e Qeverisë
“Theksojmë se Komuna e Suharekës nuk ka kompetencë direkte në menaxhimin e furnizimit me ujë, pasi kjo përgjegjësi i takon Hidroregjionit Jugor. Megjithatë, meqë kemi pranuar njoftim zyrtar për këtë situatë, e konsiderojmë të rëndësishme që qytetarët të informohen me kohë dhe në mënyrë transparente” njoftoi Muharremaj.