back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaShqiptareVidhet argjendaria në Tiranë, kap vlerën 500 mijë euro

Vidhet argjendaria në Tiranë, kap vlerën 500 mijë euro

Të ngjajshme

Isni Kilaj mbetet në paraburgim – Apeli i Speciales ia rrëzon kërkesën

Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës...

IKD: Presidentja të mos kërkojë nga VV mandatarin, por të dërgojë rastin në Kushtetuese

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim...

KRU “Prishtina” publikon orarin e autobotëve për furnizim me ujë për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar orarin e...

Presidenca jep detaje për takimin e Osmanit me komandantin e KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një darkë...

Akanji: Interi është klubi më i madh në Itali

Manuel Akanji është lojtari më i ri i Interit,...

Një argjendari në kryeqytet është vjedhur në të gdhirë të së shtunës, përmes një mënyre thuajse identike me atë të vjedhjes së bankës në ish-Bllok dy muaj më parë.

Autorët kanë shfrytëzuar një ndërtesë ngjitur në proces restaurimi për t’u futur brenda argjendarisë, prej nga janë larguar me 10 kilogramë ar, 30 kilogramë argjend, si dhe shumë bizhuteri e ora.

Vjedhja mendohet të jetë realizuar rreth orës 4 të mëngjesit. Autorët janë kujdesur për të çaktivizuar sistemin e alarmit, si dhe kanë marrë njësinë regjistruese të kamerave të sigurisë.

Argjendaria pranë sheshit “Avni Rustemi” është grabitur edhe dy herë më parë. Pronari i asaj, shtetasi Pavlo Shkarpa është edhe kryetar i Shoqatës së argjendarëve.

“Në shqipëri ka hyrë mafia e floririt. Nëse vjedhja nuk zbardhet nga policia, të më japin pasaportë të largohem me familjen”, thotë Shkarpa.

Fatmirësisht, malli i argjendarisë është i siguruar, ndërsa komisariati numër 1 ka nisur hetimet për supervjedhjen. Në polici është shoqëruar pronari i godinës ngjitur me argjendarinë ku po kryen punime.
/ Top Channel

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz