Dasma e Princit shqiptar pushton mediat e huaja
03

Lexo edhe“Huffington Post”: Droga e Shqipërisë po prek gjithë Europën, elita politike ka lidhje me krimin

Kjo është dasma e dytë mbretërore në Shqipëri dhe e para nga rënia e komunizmit.
Kështu shkruan gazeta më e madhe online në botë, britanikja Daily Mail, duke iu referuar dasmës së Princit Leka II me Elia Zaharian.
Gazeta shkruan se ishte një ceremoni pompoze, me mbi 20 familje mbretërore të ftuara dhe 100 aristokratë.
“Familja Mbretërore nuk ka status special, por anëtarët e saj ftohen nëpër ceremonitë shtetërore,”shkruan gazeta.

Lexo edhe“Huffington Post”: Droga e Shqipërisë po prek gjithë Europën, elita politike ka lidhje me krimin
Në ceremoni ishte edhe Princi Michael i Kent-it nga Anglia, kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeth II.
Në ceremoni ishte edhe Princesha Lea e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës.