Argjentina arriti një fitore të shumëpritur kundër Nigerisë (2-1), që e kualifikoi atë për ë 1/8 finale të Kupës së Botës në Rusi. Gjatë lojës, kamerat e “TyC Sports” kapën një moment midis Leo Messit dhe Jorge Sampaolit, që është bërë viral përmes rrjeteve sociale, brenda disa orëve.
Në të, trajneri argjentinas duket duke e pyetur kapitenin e Albiceleste nëse duhet ta hedhë Kun Agüeron në fushë. “A ta aktivizoj Kun?” – pyet tekniku.
Së fundi, lojtari i Manchester City u hodh në fushë në minutën e 80-të, në vend të Nicolás Tagliafico dhe ky ishte ndryshimi i fundit i Argjentinës në formacion.
https://www.youtube.com/watch?v=dPPFgzkse6U