Aksidenti tragjik i ndodhur në Fier, u mori jetën tre pjesëtarëve të një familjeje. Një dëshmitarë që ka parë ngjarjen e rëndë rrëfen mes lotësh ç’i panë sytë.
Fshatarët e Varibop janë bërë dëshmitarë të aksidentit tragjik të shënuar në aksin Levan- Tepelenë.
Tre pjesëtarë të një familjeje, dy djem dhe një vajzë humbën jetën kur makina me të cilën po ktheheshin nga një dasmë drejt shtëpisë në fshatin Kutë ka rënë në kanal.
Në një prononcim për Ora Neës njëri nga fshatarët nuk i mban dot lotët kur kujton skenën.
Makina ka ardhur nga Fieri. Bashkëfshatari im i pa atë vajzën dhe e nxori. Oh nënë moj nëne! Oh Zot! Ishin yje!”
Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimave. Ndërsa informacioni paraprak i policise eshte ky:
“Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere”