back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeVideo nga perplasja në LDK, Arban Abrashi akuzohet se po organizon ‘banda’...

Video nga perplasja në LDK, Arban Abrashi akuzohet se po organizon ‘banda’ për prishjen e kuvendeve të LDK-së

Të ngjajshme

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

Taulant Dajaku në Favorit flet për Dukagjinin, e përmend edhe Ismet Munishin

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku...

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Përplasje, por këtë herë vetëm verbale, vazhdojnë ta përcjellin garën për strukturat e reja të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Skena të tilla u panë edhe të enjten, në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në lagjen Mati1, pjesë e degës së tretë në kryeqytet, ku është rizgjedhur për kryetar Avdi Pireva, raporton KTV.

Me prezencë të policisë, në këtë ngjarje nuk i është lejuar hyrja Fatos Azemit, i cili pretendon të ketë qenë kundërkandidat i Pirevës.

Por, Pireva, në Interaktiv, ka thënë se Azemi nuk e kishte emrin në listë, derisa ka akuzuar Arban Abrashin se po organizon veprime të tilla.

Azemi i ka thënë KTV-së, në një përgjigje me shkrim, se ai ka konkurruar për ta masivizuar LDK-në dhe se dikush po i frikësohet kësaj.

“Nuk ekzistojnë banda në LDK. Thjesht, dikush po besoj që është frikësuar nga numrat e mi si kundërkandidat. Qëllimi im, dhe besoj i të gjithë kundërkandidatëve, duhet të jetë masivizimi i LDK-së, përkatësisht Degës së 3-të në këtë rast. Ekipi i Hazirit (Borovcit) nuk e ka njoftuar askënd. Madje, shumica nga kryesia e nëndegës Mati 1 nuk kanë pasur informata për kuvendin e djeshëm”, ka thënë Azemi.

KTV-ja ka provuar ta marrë një përgjigje për këto pretendime fillimisht nga Abrashi, i cili nuk ka dashur të prononcohet, derisa Azemi nuk është lajmëruar në thirrjet dhe mesazhet telefonike.

Një tjetër i përmendur nga Pireva ka qenë Amir Simnica, kryetar i Nëndegës “Muhaxhirët II”, proces që Pireva e ka kontestuar.

Sipas Simnicës, zgjedhja për kryetar të degës më 26 maj është legjitimuar, derisa, sipas tij, ndryshimet në këtë parti nuk po mirëpriten nga të gjithë.

Përveç në kryeqytet, procesi i brendshëm zgjedhor në LDK është përcjellë me skena të përplasjeve edhe fizike në disa komuna, si në Ferizaj e në Mitrovicë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz