Drenica çdoherë është shquar si trevë e rezistencës ndaj çdo force barbare, nga kjo trevë kanë dalë heronjë të shumtË si: Shaban Polluzha, Azem e Shotë Galica, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ahmet Delija, Tahir Meha, Adem, Shaban e Hamëz Jashari, Hasan Prishtina e shumë heronjë të tjerë që dhanë gjithçka deri edhe jetën për lirinë e Kosovës, shkruan Drenica Press.
Pikërisht sot me 21 shkurt është përvjetori i rënjes së Shaban Polluzhës. Shaban Polluzha vdiq me 21 Shkurt 1945.
Por një histori e dhimbshme është momenti i vdekjes së heroit dhe komandantit të Lëvizjes Ushtrisë për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, Shaban Polluzha, i cili pasi plagosët rëndë në fshatin Terstenik nga gjylet e topave dhe poashtu plagosët në të njëjtin vend edhe heroi, Mehmet Gradica.
Ramadan Kastrati, djali i Shaban Polluzhës, tregon momentin e dhimbshëm kur pasi plagoset rëndë Shaban Polluzha, në fshatin Terstenik, së bashku me Mehmet Gradicën, të dy të plagosur largohen me ndihmën e ushtrisë të komanduar nga Rexhep Gjeli. Ata arrijnë në Drenas, më saktësisht ku ndodhet sot Feronikeli, aty i mbyllë sytë përgjithmonë Shaban Polluzha.
Por historia e dhimbshme është kur pas vdekjes së Shaban Polluzhës, djali i tij Ramadan Kastrati, me kërkesën e Mehmet Gradicës, merr trupin e pajetë të babait dhe e fsheh trupin e babait nën ujë që mos të bjerë trupi i tij në dorën e armikut. Ata së bashku me disa me disa luftëtarë, detyrohen të thyejnë akullin në lumin e ngrirë dhe të fshehin trupin e tij, pasi Shabani i kishte lënë amanet që trupin e tij mos ta lëjnë në dorë të armikut, përcjellë Drenica Press.
Më poshtë e keni fimin e plotë dokumentar për Shaban Polluzhën të prodhuar nga Teatri “Naser Kodra” Skenderaj. Ndërkaq historinë e dhimbshme të varrosjes së Shaban Polluzhës mund ta ndiqni nga minuta 1:02 minuta./DRENICA PRESS/