BallinaJetëKurioziteteVIDEO/ Bima më e madhe në botë është ... 5 herë më...

VIDEO/ Bima më e madhe në botë është … 5 herë më e madhe se Tirana

Të ngjajshme

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Arsenali përgatit kontratën e re për Artetan

Arsenal po përgatit një ofertë të re kontrate për...

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Bima më e madhe në botë, një barishte deti, gati 5 herë më e madhe sesa Tirana, është zbuluar pranë brigjeve të Australisë.

Duke përdorur testime gjenetike, shkencëtarët dolën në përfundimin se livadhi gjigant i ndodhur në Australinë Perëndimore është, në fakt, një bimë e vetme. Ata besojnë se ajo është formuar të paktën 4500 vite më parë.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Australisë Perëndimore, barishtja mbulon një sipërfaqe rreth 200 kilometra katrorë.

Kjo lloj barishte gjendet rëndom në ujërat pranë brigjeve të Australisë. Studiuesit testuan 18 mijë shenja gjenetike për të zbuluar sa lloje bimësh bënin pjesë në këtë livadh nënujore. Por rezultatet treguan se ishte një bimë e vetme.

‘Mbetëm të shtangur’, tha Jane Edgeloe, kryesuesja e grupit të studimit. ‘Është një bimë e vetme që shtrihet për 180 kilometra gjatësi dhe, kështu, bëhet bima më e madhe e njohur, në Tokë’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz